Katër histori të ndërlidhura të vendosura në vitin 1987 në Oakland, Kaliforni, do të tregojnë për dashurinë për muzikën, filmat, njerëzit, vendet dhe kujtimet përtej universit tonë të njohur.
Kemali dhe familja e tij shpërngulen në vilën e xhaxhait pas një marrëveshjeje me mafian e lypësve të fëmijëve, duke fshehur sëmundjen e vajzës së tyre, Rüya. Nëna Lale, e cila vuan nga Alzheimeri, fillon të shkaktojë ndodhi paranormale. Meral hyn fshehurazi në vilë dhe planifikon një ritual gjatë Hënës së Zezë në vitin 2018.
I rrethuar nga udhëheqës të fuqishëm fetarë në sallat e Vatikanit, kardinali Lorenc zbulon një gjurmë sekretesh të thella që mund të tronditin themelet e Kishës Katolike Romake, teksa po bëhen zgjedhjet për Papën e ri.
Pas vdekjes së të atit, Isaku mbetet në shtëpi vetëm me njerkën e tij. Ndërsa të dy përpiqen të marrin veten nga fatkeqësia e ndodhur, ata vizitohen nga një krijesë e frikshme e cila thotë Isakut se është babai i tij...
Jeta e rrallë e këngëtarit, kantautorit dhe aktorit ikonik franko-armen, Sharl Aznavur, nga pika zero, deri në famën mbarëbotërore. Nga fëmijëria e varfër si refugjat, deri te pasuria, nga triumfet te dështimet, nga Parisi, në Nju Jork e Kanada...
Nga fillimi në fund, filmi është një udhëtim magjepsës në jetën e këngëtarit legjendar, duke portretizuar bukur shpirtin artistik të Aznavurit, reflektimet e tij mbi dashurinë, famën, përsosmërinë, angazhimin, përpjekjet e mëdha dhe kohën e humbur.
Pas vdekjes së babait të tij, Eric Zimmerman udhëton në Spanjë për të mbikëqyrur degët e kompanisë së tij. Në Madrid, ai bie në dashuri me Judith dhe fillojnë një marrëdhënie intense, erotike, plot eksplorim. Eric frikësohet se sekreti i tij mund të ndalë këtë lidhje.
Agjenti special Endrju Kang arrin të kapë një ngarkesë droge dhe infiltrohet në botën e krimit në Bangkok. Duke u paraqitur si pjesë e kartelit, ai duhet të fitojë besimin e bandës, por ndërsa përpiqet për këtë, ai rrezikon të humbasë veten dhe misionin e tij të vërtetë...
Tomasi i bashkohet një zyre radioje për të mbrojtur vëllanë e tij. Ai është i detyruar të spiunojë për policinë sekrete. Gjatë pushtimit të Traktatit të Varshavës, ai ndihmon gazetarët të transmetojnë lajme të pacensuruara, duke rrezikuar jetën e tij për të vërtetën.
Fati i botës varet është në balancë teksa Ereni lëshon fuqinë përfundimtare të Titanëve. Me një vendosmëri të zjarrtë për të eliminuar të gjithë ata që kërcënojnë Eldian, ai drejton një ushtri të pandalshme Titanësh kolosalë drejt Marleit.
"Broken Rage" nga Takeshi Kitano, kombinon dramën e krimit dhe komedinë. Historia ndjek një vrasës me pagesë që gjendet ngushtë mes bandës dhe policisë, për t'u risjellë më vonë në një version komik që e parodizon historinë. Me një balancë unike të aksionit dhe humorit, filmi tregon stilin e veçantë të Kitanos.
Merit është një veterane amerikane që vazhdon të shohë praninë e Zoit, shoqes së saj që vdiq. Kur gjyshi i saj diagnostikohet me sëmundjen e Alzheimerit, ajo vendos të bëhet kujdestare e tij, ndërkohë që përpiqet të shërojë edhe veten.
Dy fëmijë napoletanë jetim dhe të pastrehë, nisen krejt aksidentalisht për në Amerikë dhe atje andrallat e vuajtjet i ndjekin njëra pas tjetrës, derisa fati i mirë mendon edhe për ta.
Një ekip nga Reddit humbasin gjithçka pasi një mashtrim me kriptovaluta i shtyn ata të komplotojnë për të rrëmbyer "influencuesin financiar" i cili i shkatërroi.
Julien është një mësues i ri i letërsisë në shkollën e mesme, i cili akuzohet padrejtësisht për ngacmim seksual nga një nga nxënëset e tij, një vajzë adoleshente. Ai duhet të luftojë për të pastruar emrin e tij, ndërkohë që përballet me presion nga vëllai i saj më i madh dhe shokët e klasës.
Një kritik i fuqishëm teatri në Londër, i aftë të shkatërrojë karriera me fjalët e tij të pamëshirshme, njihet nga afër me Ninën, një aktore e cila kërkon dëshpërimisht vlerësimin e tij. Në një moment dobësie, ai e tërheq Ninën në një skemë të rrezikshme shantazhi, pasojat e së cilës nuk do të prekin vetëm këtë të fundit...
Vuajtjet e peripecitë e një djaloshi afrikan, i cili përpiqet të bëjë të pamundurën për të fituar azil në Francë, për një jetë më të mirë e për të ndihmuar nënën e tij.
Në fillim të viteve 1960, 19-vjeçari Bob Dylan mbërrin në New York me kitarën dhe talentin e tij revolucionar, i destinuar të ndryshojë rrjedhën e muzikës amerikane. Duke krijuar marrëdhëniet e tij gjatë ngritjes së famës, krijon shqetësim për muzikën folklorike, duke bërë një zgjedhje të diskutueshme që bën jehonë në mbarë botën.
Një riinterpretim i sagës Nibelungen që përqendrohet në Hagenin e Tronjës, një viking që lidh veten me perënditë e lashta dhe merr armët kundër një sundimtari të paskrupullt.
Pasi kalon disa vite e infiltruar në rrathët e Abertzales së majtë si një tjetër simpatizante e re e grupit terrorist ETA, një oficere policie merr atë që po kërkonte: ETA e kontakton.
Pasi një kriminel i pasur grabit një objekt të çmuar, agjencia synon t'ia marrë atë duke formuar një ekip me dy agjentë që
nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Gjendur përballë vështirësive të misionit, ata luftojnë fort për të ruajtur vendin e punës
dhe për të mbrojtur reputacionin e departamentit. Por situata nuk është siç duket dhe situata pëson një kthesë të papritur.
A do ia dalin agjentët të kthejnë objektin dhe të shpëtojnë agjencinë?
Në Zvicrën në shekullit të 14-të, një gjahtar dikur paqësor e çon popullin e tij në rebelim pasi familja dhe vendi i tij kërcënohen nga një Mbret tiranik austriak. Është 1307 dhe Perandoria e Shenjtë Romake po shkatërrohet.