Lulek, një vrasës me pagesë, lirohet nga burgu dhe i jepet një ofertë, të cilën nuk mund ta kundërshtojë, nga njeriu që e futi aty. Nëse ai vret kryetarin e Zyrës Qëndrore të Hetimeve, do të fitojë një shumë gjigante parash dhe do i pastrohet dosja kriminale, që të mund të largohet jashtë vendit.
Duke luftuar me identitetin e tij të dyfishtë, komediani i dështuar Arthur Fleck takon dashurinë e jetës së tij, ndërkohë që është i burgosur në spitalin Arkham, mirëpo, e gjithë kjo aventurë e bën ta humbasë mendjen më shumë e të zhytet në një vorbull fantazie që i shkatërron jetën.
Një vrasës me përvojë fillon të ndiqet teksa i injekton një gruaje të pikëlluar një helm paralitik. Ajo duhet të vrapojë, të luftojë dhe të fshihet para se trupi i saj të paralizohet.
I ftuar në ish shtëpinë e tij, babai i një djali të vdekur fillon të dyshojë se ish gruaja e tij dhe i dashuri i saj kanë plane djallëzore për mysafirët, por askush nuk e beson deri në çastet e fundit.
E kërcënuar me vrasjen e bashkëshortit, një agjente e CIA-s detyrohet të gjejë një dosje sekrete që është një armë e rrezikshme në duar të gabuara, edhe pse nuk e ndihmon askush, dhe e quajnë tradhtare të atdheut deri në fund.
Wynonna Earp po kthehet në shtëpi për t'u përballur me armikun e saj më të madh deri tani, një joshëse psikopatike cila është e vendosur të marrë hak ndaj saj... dhe ndaj të gjithë atyre që ajo i do.
Një çift feston ditëlindjen e djalit në mes të oqeanit, në një udhëtim me jaht. Pasi goditen nga një stuhi e dhunshme që sjell krijesa të uritura nga thellësitë e oqeanit, ata kuptojnë se janë në mes të një apokalipsi dhe detyrohen të luftojnë për mbijetesë...
Një shofer shpëton një kameriere nga ish-i i saj. Ai vazhdon të udhëtojë, por përplaset gjatë një stuhie. I plagosur dhe i bllokuar në një luginë, dallon një bishë që po e ndjek. Me pakësimin e kohës ai duhet të gjejë një mënyrë t'i mbijetojë të ftohtit dhe grabitqarit.
Pasi shpërthen një virus zombish në Korenë e Jugut, disa udhëtarë luftojnë për të mbijetuar në një tren nga Seul për në Busan. Po a do të mbijetojë ndonjë prej tyre?!
Një snajperist profesionist e gjen veten të bllokuar në një apartament tërësisht prej xhami nga një konkurrent vdekjeprurës dhe duhet të gjejë një mënyrë për të mbijetuar dhe për të shpëtuar me pak ose aspak mbrojtje mes tij dhe vrasësit.
Vrasësja e stërvitur Domenikë, duke u arratisur nga e kaluara e saj kaotike,
rrëzon avionin në një qytet kolumbian plot me dhunë. Aty njihet me Hulion, i cili e strehon
në familjen e tij. Por kur një ditë, policia i sjell në shtëpi kokën e Hulios, ajo nis të përballet
me sulme nga policia vendase dhe duhet të zgjedhë midis të vetëmbrohet, apo të mbrojë familjen e Hulios.
Kolonizatorët e hapësirës përballen me formën më të tmerrshme të jetës në Univers, ndërsa përpiqen të gjejnë shpëtim në thellësi të një stacioni hapësinor të braktisur.
Teksa një e keqe pushton botën përtej derës së tyre, mbrojtja e vetme për një nënë dhe djemtë e saj binjakë është shtëpia e tyre dhe lidhja mbrojtëse e familjes.
Një shkrimtar kthehet në qytetin e tij të lindjes, Jerusalem Lot, për të kërkuar frymëzim për librin e tij të ri,
por zbulon se banorët e qytetit po sulmohen nga një vampir i etur për gjak.
Një seri vrasjesh të një qyteti të vogël mbërrijnë në derën e një restoranti rural, ku një kameriere e re duhet të luftojë për jetën e saj gjatë një nate tepër të gjatë.
Në vitin 1941, një kolonë që transportonte furnizime jetike ushtarake për Forcat Aleate kalon ujërat e rrezikuar nga armiku. 35 anijet tregtare civile përshkojnë detet brutale të Arktikut, duke luftuar për jetën kundër sulmeve ajrore dhe detare gjermane.